Saranda prek nga Covid-19, një 23-vjeçar i infektuari i parë

exit.al 19 Qershor 2020, 11:30

Në 24 orët e fundit është gjetur i infektuari i parë me Covid-19 në Sarandë.

Ai është një 23-vjeçar, nga zona e Manastirit, pranë Ksamilit.

Ai ka pasur simptoma dhe ka shkuar për tu kuruar për pneumoni në spitalin e Sarandës. Pas testimit, ai rezultoi i infektuar me Covid-19.

Pacienti është nisur drejt Tiranës për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

ISHP po vazhdon hetimin epidemiologjik për këtë rast.

Shpërndaje te miqtë