"Në tërësinë e vet programi i PD është si karakteri i liderit të PD, i dobët dhe pa shtyllë kurrizore."
Rama ironizoi Bashën, duke thënë se ai do të bëjë 'çdo gjë që nuk kanë në dorë':"Luli të gjitha ato që s’i ka në dorë do t’i bëjë.
Ça nuk e ka në dorë dhe s’ka për ta pas najher në dorë gjithmonë do ta bëjë."
Ai tha se programi i PD-së është i parealizueshëm, pasi PD nuk do të vijë asnjëherë në pushtet:"S’ka asnjë mundësi që ky lloj programi [...] të realizohet. Sepse ata nuk do vijnë në qeveri, kështu që është bisedë që do ta marrë era."
Ndërsa Ahmetaj, ndër të tjera i krahasoi premtimet e Bashës me skemat piramidale. Disa nga deklaratat e Ahmetajt për programin e PD-së janë:"Kjo është tallje, gënjeshtër.
Më kujtohet ajo platforma e qeverisë së dikurshme, e partnerizuar me Suden; 'Me ne fitojnë të gjithë' dhe pastaj humbet e gjithë Shqipëria'."
Me gjuhë të thjeshtë, ky program që të funksiojnë, do të duhet të rritet ekonomia me 25 për qind dhe të ardhurat me 20 përqind.
Nga do i marrin?! Do prodhojnë para tek SHQUP.
Në trajektoren normale të rritjes së Shqipërisë, praktikisht vendi falimenton në vitin e dytë të një mandati potencial por të pamundur të këtyre."
Shpërndaje te miqtë
