“Nuk është aspak e këndshme të uroj vitin e ri akademik me auditorë të zbrazëta. Janë rrethana që s’mund t’i shmangim, por t’i përballojmë, me sa më shumë qetësi, vendosmëri e kurajo.
Sfidat aktuale i shoh jo vetëm si pengesa, por dhe ura që na orientojnë drejt urave të reja.
Kjo është e vetmja mënyrë për t’ia dalë, për përballimin dhe parandalimin që mund të na vijnë nga të panjohura më të mëdha si COVID-19.”
Mëngjesin e së hënës, dhjetra studentë protestuan kundër vendimit të qeverisë për të zhvilluar mësimin online. Studentët i bënë thirrje ministrisë që të miratojë nisjen e mësimit në auditore, pasi virtualisht është e pamundur të zhvillohet një process normal mësimi. Shpërndaje te miqtë
