“Paketa e tretë do të jetë për të mbështetur të sëmurët për barnat esenciale, apo qoftë për të mbështetur familjet në ndihmë ekonomike.”
Rama i vlerësoi masat e marra prej qeverisë ‘si minimale’ dhe tha se qeveria nuk kërkon të mbyllë ekonominë:“Ne nuk kemi masa shtrënguese, këto janë minimale. Ne nuk duam ta mbyllim ekonominë sepse mendojmë që ka mundësi të mbajmë një ekuilibër.”
Po ashtu, Rama tha se janë vënë në dispozicion 6,5 milionë dollarë nëse do të duhen më shumë mjekë dhe infermierë. Sipasi tij, deri tani qeveria ka shpenzuar 25 milionë euro financim për pandeminë. Shpërndaje te miqtë
