“Është një aktakuzë e rëndë, voluminoze, e padrejtë dhe pasaktë ndaj meje, por edhe ndaj luftës së popullit tim dhe vendit nga vij.
Ne ishim një popull i shtypur që luftuam për liri.
As unë dhe as UÇK nuk kemi të bëjmë me krime apo me ndërmarrje kriminale.”
Selimi theksoi se është krenar që është në anën e UÇK-së, e cila ka luftuar kundër Serbisë okupatore:“Po, unë kam luftuar kundër Serbisë okupatore, që veç të këqija i ka sjellë vendit tim, vrasje, dhunë, dëbim, spastrim.
Unë jam veç një Çlirimtar që luftën për liri e kam nisur me Adem Jasharin dhe kemi përfunduar me NATO-n.
E kam për nder që jam në anën e UÇK. Drejtësia dhe e vërteta duhet të jenë qëllimi ynë këtu.”
Shpërndaje te miqtë
