Publikohen emrat e deputetëve që do analizojnë raportin Dick Martit

exit.al 2 Dhjetor 2020, 15:05

Komisioni i Posaçëm Parlamentar për raportin e Dick Martit do të përbëhet nga 5 deputetë të shumicës socialiste dhe 4 të opozitës parlamentare.

Deputetët pjesë e komisionit janë:

  • Nga shumica socialiste: Ulsi Manja, Klotilda Bushka, Adnor Shameti, Alket Hyseni, Ermonela Felaj,

  • Nga opozita parlamentare: Myslim Murrizi, Edmond Stojku, Enver Roshi, Elena Xhina.

Ky komision u ngrit një javë më parë në Kuvend, me kërkesë të shumicës socialiste.

Qëllimi i tij është të analizojë raportin e Dick Martit dhe rolin e disa politikanëve shqiptarë, me të cilëve dhe të kreut të opozitës Lulzim Basha, në aktivitetin e UÇK-së në Shqipëri.

Propozimi erdhi pas debatave mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha mbi rolin që ka pasur Basha në hetimet për ‘Shtëpinë e Verdhë’, një shtëpi në very të Shqipërisë, ku sipas Dick Martit, ish-liderët e UÇK-së dyshohet se kanë bërë trafikim organesh.

Shpërndaje te miqtë