Dashamir Shehi: Kemi marrëveshje, garojmë në listat e PD-së

exit.al 2 Dhjetor 2020, 13:11

Dashamir Shehi, kryetar i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK) do ta garojë në një listë me partinë Demokratike. Në një intervistë për Report TV, sot, Shehi u shpreh se ka një marrëveshje për këtë kur kanë lënë mandatet:

“Çështja e listave është një temë që ne e kemi mbyllur. Kemi bërë një marrëveshje që kur kemi dalë nga parlamenti”.

Ai tha se opozita qendron e bashkuar nën qëllimin e largimit të Edi Ramës:

“Amalgama që e mban lidhur këtë opozitë është raporti me qeverisjen e Rilindjes, që po na lë edhe jashtë Evropës. Kjo është ajo që na lidh”.

Me ndryshimet e reja kushtetuese të miratuara në Kuvend në 30 korrik lejohen vetëm me koalicionet parazgjedhore me lista të përbashkëta.
Shpërndaje te miqtë