“Kanë ndërruar jetë të sëmurë me sëmundje malinje të gjakut. Të sëmurët që kanë probleme me dializën, dëmtimet që ndodhin jo gjithmonë janë fatale të lidhura direkt me Covid, por janë agravime të situatave. Këto janë të reflektuara në kartelën e të sëmurit. Populli ta ketë të qartë që nuk ka ndryshim diagnoze ose ndryshim i shkakut të vdekjes.”
Ai theksoi se e gjithë tymnaja e krijuar në media për manipulimin e numrit të viktimave me Covid-19, po krijojnë një ndarje mes besimit të popullit dhe punës së madhe që bëjnë mjekët. Siç Exit News ka shkruar më parë, numri i vdekjeve nuk mund të fshihet: kur një njeri vdes në spital ai regjistrohet në kartelën e spitalit, në skedën e vdekjes, në morg, në gjendjen civile dhe në shërbimet e varrezave. Kur dikush vdes në spital, mjeku që e ka trajtuar është i detyruar me përgjegjësi ligjore që të plotësojë skedën e vdekjes e cila përmban të dhënat se: kush vdiq, nga çfarë vdiq, kur vdiq dhe ku vdiq. Nga spitali trupi i viktimës shkon në morg së bashku me skedën e vdekjes. Morgu ja jep trupin së bashku me skedën familjarëve. Ata bejne c’regjistrimin ne gjendjen civile dhe marrin lejen e varrimit. Statistikat raportohen në Ministrinë e Shëndetësisë dhe në INSTAT. Të fshehësh numrat e të vdekurve është e vështirë pasi duhet fallsifikime në shumë institucione. Shpërndaje te miqtëMjeku Kalo: Numri i viktimave me Covid nuk mund të manipulohet
Mjeku dhe profesori i Sëmundjeve Infektive Tritan Kalo deklaroi, të mërkurën, se është e pamundur që mjekët të ndryshojnë shkakun e vdekjes tek viktimat me Covid, për të ulur artificialisht numrin e viktimave.
Gjatë konferencës së komitetit teknik të ekspertëve, Kalo sqaroi se janë mjekët ata që shënojnë shkakun e vdekjes në kartelën mjekësore, por ky shkak nuk ka gjithnjë lidhje me Covid-19:
Të sugjeruara
Presidentja në detyrë Osmani rikthehet në zyrë pas infektimit me Covid
2 Dhjetor 2020, 13:55SPAK mbyll hetimet për ish-drejtorin e burgut 313, dërgon çështjen në gjykatë.
2 Dhjetor 2020, 13:44OFL kërkon deklarimin e pasurisë për 2 të dënuar
2 Dhjetor 2020, 13:20
