Rama viziton Durrësin për Rindërtimin, luan basketboll me nxënësit

exit.al 2 Dhjetor 2020, 14:37

Kryeministri Edi Rama vizitoi, të mërkurën, Durrësin për të parë punimet në shkolla dhe pallate, si pjesë e procesit të Rindërtimit.

Rama vizitoi shkollën 9-vjeçarë Hasan Koçi, e cila u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit dhe në nëntor është rihapur për nxënësit.

Gjatë vizitës, Rama theksoi se shkolla është ndërtuar më e fortë dhe me kushte më të mira se më parë.

Ai vizitoi dhe palestrën e shkollës dhe luajti për disa momente, basketboll me nxënësit.

Më pas, Rama vizitoi zonën e pallateve pranë plazhit të Durrësit, ku sipas tij, janë 94 pallate nën rikonstruksion si pjesë e procesit të rindëtimit.

Ministri i rindërtimit Arben Ahmetaj theksoi se në total, në bashkinë Durrës janë 615 pallate të dëmtuara nga tërmeti, të cilat do të rikonstruktohen.

Shpërndaje te miqtë