Protestuesit godasin “estetikisht” Kryeministrin Rama

exit.al 8 Dhjetor 2015, 15:08

Aktet vandaliste të protestuesve të sotëm kanë dëmtuar një nga objektet më simbolike të qeverisjes së Kryeministrit Rama: strehën plastike me llampa shndërritëse mbi derën e Kryeministrisë.

Vendosja e saj para rreth një viti ngjalli debate e pakënaqësi në publik, të cilat u pritën më indiferencë nga Kryeministri Rama.