Lulzim Basha kërkon largimin e qeverisë Rama-Meta

exit.al 8 Dhjetor 2015, 13:14

Nga podiumi i protestës, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha kërkoi largimin e qeverisë Rama-Meta dhe krijimin e një qeverie teknike. Zoti Basha u shpreh se populli shqiptar po përballet me varfëri dhe korrupsion të lartë për faj të qeverisë.

"Pushteti i sotëm është i veshur me krim, ligjin e bëjnë kriminelet dhe narkotrafikantët” - deklaroi ai.

Në fjalën e tij ai renditi një sërë akuzash për koncesione klienteliste të qeverisë, të cilat PD ka disa muaj që i denoncon.