Konferenca e Presidentit Nishani, mesazhe nga Merkel e Kerry

exit.al 8 Dhjetor 2015, 12:30

Sot, presidenti Bujar Nishani organizoi konferencën ndërkombëtare “Shqipëria, 25 vite nga rënia e komunizmit”, ku mblodhi bashkë politikanë shqiptarë e diplomatë të huaj. Të pranishem ishin europarlamentarja Doris Pack, presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, kryeministri Edi Rama dhe ish kryeministri Sali Berisha.

Gjate konferencës, u paraqit një video mesazh nga kancelarja gjermane Angel Merkel, e cila shprehej se bashkëpunimi ekonomik me Shqipërinë ka qenë i frytshëm.

Jonh Kerry, Sekretari amerikan i Shtetit, përshendeti gjithashtu me anë të një video mesazhi, ku theksoi rëndësinë e lëvizjes studentore të 25 viteve më parë.