Prokuroria vendos se kur do të marrë në pyetje zyrtarin e organizatës së UÇK-së

exit.al 30 Shtator 2020, 16:53

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së Hysni Gucati do të merret në pyetje nga Dhomat e Specializuara në 1 tetor.

Gucati u arrestua në 25 shtator, pasi dyshohet se ka penguar drejtësinë përmes frikësimit të dëshmitarëve.

Akuzat ndaj tij u bazuan në tre konferenca për shtyp të mbajtura nga OVL e UÇK-së, ku Gucati nuk ka ndërhyrë për të ndalur publikimin e emrave dhe të dhënave të banimit të dëshmitarëve të gjyqeve në Hagë, kundër drejtuesve të UÇK-së.

Në këto konferenca shtypi, këta individë i janë ekspozuar rrezikut potencial për sigurinë e tyre.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale, kanë selinë në Hagë dhe merren me hetimin e krimeve të supozuara të luftës të pjesëtarëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Shpërndaje te miqtë