“Ekonomia është në pikiatë, varfëria po shtohet ndërsa përgjigjia e qeverisë është të ndajë më shumë lekë të taksapaguesve shqiptarë për një grusht klientësh të saj. Kjo duhet të marrë fund menjëherë, këto 6 muaj që u kanë mbetur.
Ndërsa sipërmarrësve të cilët joshen apo detyrohen në forma të ndryshme të bëhen pjesë e konkurimeve fallco dhe kontratave korruptive dua t’u drejtoj edhe një herë një paralajmërim të qartë: edhe ju do të mbani përgjegjësi.”
Basha theksoi se sipërmarrësit janë po aq përgjegjës sa qeveria nëse bëhen pjesë e një skeme ku lekët që duhet të shkojnë për shëndetësinë, arsimin e familjet në nevojë, përfundojnë përmes dorës së tyre, në xhepat e qeveritarëve të korruptuar. Shpërndaje te miqtë
