Nisin debatet presidenciale në Amerikë, Trump përballë Bidenit në 30 shtator

exit.al 29 Shtator 2020, 21:03

Dy kandidatët presidencialë në Amerikë, presidenti aktual Donald Trump dhe demokrati Joe Biden do të përplasen publikisht në debat në 30 shtator.

Debati i parë mes kandidatëve në këto zgjedhje do të drejtohet nga moderatori i Fox News, Chris Wallace.

Debati vjen pak ditë pas publikimit nga gazeta The New York Times e dokumenteve të pagesave të taksave të presidentit, të cilat ai i ka quajtur ‘lajme të rreme’.

Pritet që debati të fokusohet në konfliktin me Kinën, pandeminë e Covid-19, papunësisë dhe zhvillimin ekonomik në Amerikë.

Rreth 100 milionë amerikanë parashikohet të ndjekin drejtëpërsëdrejti debatin.

Për shkak të situatës, shtrëngimi i duarve në fillim të debatit, një akt tradicional në debatet presidenciale, nuk të bëhet.

Shpërndaje te miqtë