Gjykata lë në burg 39-vjeçarin që abuzoi me të miturën

exit.al 29 Shtator 2020, 20:17

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për njerkun 39-vjeçar, i cili dyshohet se ka abuzuar me vajzën 14 vjeçare.

Vendimi u mor pas ekspertizës mjeko-ligjore të vajzës.

Dy ditë më parë, mamaja e vajzës dhe gruaja e 39-vjeçarit e denoncoi në polici pas rrëfimit të vajzës për abuzim.

Shpërndaje te miqtë