"Po jetojmë në kohë pandemie, 18 muaj do të na duhet përpara se të mendojmë për një gjykim. Propozimi im është që gjykimi të fillojë jo më herët se 18 muaj, nisja në qershor është absurde."
“Ne duhet të kemi kohë të mjaftueshme për t’u përgatitur, për të bërë hetimet tona dhe për të bërë hetime të thelluara”, tha avokati i Rexhep Selimit. Të njëjtën gjë theksoi dhe avokatja e Jakup Krasniqit:“Na duhet kohë dhe mjetet e mjaftueshme, në kuadër të rrethanave të shkaktuar nga COVID-19.”
Ata kërkuan që gjykimi të nisë në vitin 2022. Shpërndaje te miqtë
