Prokuroria kërkon mbrojtje speciale për dëshmitarët kundër udhëheqësve të UÇK-së

exit.al 18 Nëntor 2020, 12:49

Prokuroria e Gjykatës Speciale në Hagë ka kërkuar të sigurohet mbrojtje speciale për një pjesë të dëshmitarëve që do të dëshmojnë në procesin kundër ish-liderëve të UÇK-së.

Gjatë seancës statusore, e cila po zhvillohet tani në Hagë, prokuroria njoftoi se pritet të ketë 153 dëshmitarë kundër tyre.

Gjykatësi i ka kërkuar prokurorisë që të dorëzojë sa më parë materialet mbi të cilat ka mbështetur akuzat.

Seanca mund të ndiqet live këtu.

Shpërndaje te miqtë