Prokuroria dërgon në gjykatë nëntë persona për mashtrimet me ilaçet

exit.al 15 Dhjetor 2015, 11:16

Prokuroria e Tiranës dërgoi sot në gjykatë nëntë persona, të akuzuar për mashtrime me rimbursimin e ilaçeve.

Dëmi i shkaktuar ndaj shtetit nga kjo skemë mashtrimi, në periudhën shtator 2014 – mars 2015, është mbi 560 milionë lekë.

Gjashtë prej të akuzuarve janë farmacistë, ndërsa tre të tjerët janë ish drejtori dhe dy ish zyrtarë të Fondit Rajonal të Kujdesit Shëndetësor.

Shpërndaje te miqtë