Komisioni Europian rekomandon hapjen e negociatave me Serbinë

exit.al 14 Dhjetor 2015, 21:56

Komisioni Europian ka rekomanduar hapjen e negociatave për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Europian.

Rekomandimi vjen pas normalizimit të marrëdhënieve Serbi –Kosovë.

Në raportin e Komisionit deklarohet se “Serbia në mënyrë aktive dhe konstruktive është përfshirë në vendosjen e dialogut me Kosovën dhe ka përmirësuar bashkëpunimin me Eulex”.