Komisioni i posaçëm miraton amendamentet e nevojshme për dekriminalizimin

exit.al 14 Dhjetor 2015, 19:44

Këshilli i posaçëm parlamentar për dekriminalizimin votoi sot në parim amendamentet kushtetuese të nevojshme për proçesin e dekriminalizimit.

Këto amendamente u votuan në mënyrë unanime nga të gjithë anëtarët e Komisionit.

Paketa me ndryshime do të votohet ditën e enjte në seancën e Kuvendit.

Nëse miratohet nga deputetët, proçesi i dekriminalizimit të politikës e administratës do të nisë në janar të vitit 2016.