"Vetingun e gjykatësve dhe prokurorëve e votuan si dele, me dy ambasadorë që të paktën për turpin tim e duartrokisnin mbi kokë. [...] e unë rri e dëgjoj se kush e kap peshkun më të madh."
Po ashtu, Tahiri akuzoi Ministrin e Brendshëm Xhafaj se po gënjen për praninë e bandave në vend. Disa nga deklaratat kryesore të Saimir Tahirit janë:- Unë jam Saimir Tahiri e nuk kam nevojë as për mandat e as për parlament, për të më mbrojtur nga drejtësia.
- Unë nuk jam palaço, e nuk kam nevojë as për mandat e as për të qenë deputet për tu përballur me palaçot e politikës.
- Më kanë thënë se më ka mbrojtur imuniteti, se më ka mbrojtur mandati i parlamentit, se më ka mbrojtur mazhoranca, se më ka mbrojtur Edi Rama, sado kam thënë dhe e kam përsëritur që as nuk dua dhe as më duhet të më mbrojë askush dhe asgjë. Më kanë thënë se këto të gjitha bashkë më paskan shpëtuar nga arrestimi dhe nga burgu. Jo vetëm kaq, por tani dëgjoj që unë jam bërë pengesë për integrimin e Shqipërisë.
- Unë deri në fund kur të bëhet drejtësia, nuk do të jem më deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Që sot kjo nuk është ndeshja ime e fundit, por e para dhe do të vazhdoj prapë e prapë deri kur t’ia dal.
Shpërndaje te miqtë
