“Pavarësisht akuzave të shpeshta, publike dhe në shumë raste të besueshme për korrupsion dhe aktivitet kriminal kundër zyrtarëve të nivelit të lartë në politikën shqiptare, sistemi shqiptarë i drejtësisë ka pak suksese në heitmin dhe dënimin e korrupsionit në nivele të larta”, — shkruhet në raport.
Për trafikimin e drogës në Shqipëri, raporti sërisht thotë se Shqipëria është bazë e krimit të organizuar, pikë e rëndësishme e trafikut ndërkombëtar të drogës, vend ku pastrohen lehtë paratë dhe ku sundon korrupsioni i shfrenuar."Shqipëria prodhon dhe eksporton sasi të mëdha marjuane, së pari për përdorim në tregun evropian; ajo shërben si vend tranzit për heroinën dhe kokainën afgane, duke shërbyer si një rrugëdalje kyçe për shpërndarjen e heroinës në të gjithë Evropën. Shqipëria shërben si një bazë për operacionet e organizatave rajonale të krimit të organizuar. Të ardhurat e paligjshme, ato mund t’i pastrojnë lehtësisht në Shqipëri,"— shkruan raporti
Raporti përgatitet çdo vit nga Departamenti i Shtetit për Kongresin e SHBA-ve dhe mbulon gjendjen dhe përpjekjet vendeve të ndryshme të botës në luftën kundër drogës dhe pastrimit të parave. Më poshtë mund të gjeni gjetjet kryesore të raportit, të cilat janë: DrogaShqipëria ka miratuar ligje për evropiane për luftën kundër drogës, por zbatimi i tyre nuk është në përputhje me standartet ndërkombëtare.
Shqipëria mbetet një vend tranzit për trafikimin e drogës dhe një burim i rëndësishëm i kanabisit, që rritet kryesisht në zonat malore të vendit.
Numri i sekuestrimeve dhe arrestimeve lidhur me drogën është rritur dramatikisht gjatë viteve të fundit, e nxitur kryesisht nga presioni ndërkombëtar dhe përpjekja e Shqipërisë për t'u anëtarësuar në Bashkimi Evropian (BE).
Sidoqoftë, ka ende dyshime për qëndrueshmërisë e qeverisë për të vazhduar këtë luftë.
Shqipëria shërben si vend tranzit për kalimin e drogës në Bosnjë dhe Hercegovinë e më pas në të gjitha vendet e Evropës.
Në 2016, autoritete italiane sekuestruan 71 ton metrikë drogë të paligjshme, ku vetëm nga Shqipëria ka sekuestruar 41 ton metrik marjuanë; 12,825 doza amfetamine; dhe 44.85 kg amfetaminë pudër.
KorrupsioniMegjithëse vazhdimisht arrestohet dhe gjykohen persona të lihur me trafikun e dorgës, ka pasur disa prokurorë të cilët kanë menaxhuar apo organizaur trafikun ose të cilët kanë përfituar politikisht apo financiarisht nga mbështetja e figurave të krimit të organizuar. Korrupsioni në sistemin e drejtësisë vazhdon të mbetet i lartë.
Pavarësisht se paga e një gjyqatri në Shqipëri është rreth 10 mijë euro në vit, ILDKPKI gjeti në 2015 se 35 për qind e gjyqatrëve kanë deklaruar 250 mijë euro asete, ndërsa dis atë tjerë kanë deklaruar miliona.
Në vitin 2017, Gjykatësja e Gjykatës së Lartë Majlinda Andrea dhe bashkëshorti I saj u dënuan për marrjen e 50 mijë euro rryshfet në një gjyq për pronësinë.
Ndihma e SHBA-ve për qeverinë shqiptareSHBA-të i kanë dhënë asistencë qeverisë shqiptare për të reformuar sistemin e tij ligjor të paefektshëm dhe të korruptuar dhe për forcimin e kapaciteteve ligjzbatuese.
Ndihma e SHBA-ve përqendrohet në mbështetje për krijimin e Prokurorisë Speciale Anti Korrupsion (SPAK), e cila ka për qëllim direkt identifikimin e korrupsionit në nivele të larta dhe krimin e organizuar, dhe zbatimin e reformës në drejtësi.
SHBA-të po ndihmojnë autoritetet shqiptare të vendosin një Byro Kombëtare të Hetimit, me qëllim hetimin e korrupsionit në nivele të larta dhe krimit të organizuar. SHBA-të vazhdojnë të mbështesin integrimin gjinor në Policinë e Shtetit.
Ka pasur një rritje të madhe të adoptimit të ligjeve evropiane në Shqipëri në 2017 përsa i përket kërcënimeve kriminale nga personat me kombësi shqiptare në disa vede anëtare të BE-së. Autoritete amerikane të zbatimit të ligjit vazhdojnë të punojnë ngushtësisht me palën shqiptare dhe evropiane për të luftuar krimin në dissporën shiptare.
SHBA-të i japin ndihmë financiare Shqipërisë për menaxhimin e integruar të kufijve, në përdorimin e analizës së riskut për të indentifikuar trafikantët e mundshëm, si dhe për trajnimin e hetuesve të trafikimit të dorgës dhe për promovimin e reformës në drejtësi.
Shpërndaje te miqtë
