- Këtë proces e nisim nga Tirana ku jemi të vetëdijshëm se ka shumë ende për të bërë, por vetëm ata që nuk duan të shohin mohojnë se sa shumë është bërë.
- Jemi në një fazë që ka jashtëzakonisht shumë akoma për të bërë, por në raport me Shqipërinë që kishim kemi realizuar një objektiv madhor, atë të marrjes së rekomandimit pa kushte nga KE për negociatat.
- Do flasim direkt me qytetarët e të gjitha moshave, do shpalosim programin kombëtar të punësimit.
Për procesin e vetingut- Atyre që thonë se si mundet që njerëz që kanë pasuri marramendëse në radhët e drejtësisë vetëm të largohen nga detyra, u them se është vetëm fillim.
Ajo që presim të realizohet është të ndërtohet sistem i pavarur, efikas. Shpërndaje te miqtë
