Prej 9 ditësh në spital, Janullatos në gjendje të qëndrueshme shëndetësore

exit.al 20 Nëntor 2020, 12:31

Kryepeshkopi ortodoks Anastas Janullatos është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore dhe me simptoma të lehta të Covid-19.

Ambasadorja shqiptare në Greqi Luela Hajdaraga njoftoi se prej 9 ditësh, kryepeshkopi Janullatos është i shtruar në spitalin “Evangelismos”, në Greqi.

Ai i transportua nga Shqipëria në Greqi, menjëherë pas rezultoi i infektuar, me një avion ushtarak sanitar.

Kryepeshkopi Janullatos është 91 vjeç dhe vitet e fundit ka pasur probleme kronike me shëndetin.

Shpërndaje te miqtë