Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Veliu infektohet me Covid-19

exit.al 20 Nëntor 2020, 11:43

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu është infektuar me Covid-19.

Veliu është vetëkarantinuar në shtëpi dhe deri më tani, gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme.

Nuk dihet ende nëse në drejtorinë e policisë ka punonjës të tjerë të infektuar.

Deri në rikthimin e Veliut në punë, zëvendësdrejtori Albert Dervishi do të drejtojë policinë.

Shpërndaje te miqtë