Ministri i Jashtëm italian Di Maio vizitë zyrtare në Tiranë

exit.al 20 Nëntor 2020, 11:35

Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio po viziton, të premten, Tiranën.

Ai po merr pjesë në një tryezë organizuar nga Ministria e Drejtësisë, për luftën kundër korrupsionit dhe reforma në drejtësi, dhe ndikimin e tyre në rritjen ekonomike.

Gjatë ditës, Di Maio pritet të ketë vizita me kryeministrin Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Shpërndaje te miqtë