Policia procedon 11 persona për organizim protestash

exit.al 17 Qershor 2020, 19:47

Policia e Tiranës ka proceduar 11 persona të identifikuar si organizatorë të dy protestave të mabjtura në Tiranë, 17 qershor.

Sipas njoftimit të policisë, protesta e parë u organizua nga shoqata e transportit përpara Ministrisë së Transporteve për lejimin e lëvizjes së autobuzave. Ndërsa, protesta e dytë u organizua para Ministrisë së Arsimit, nga disa studentë për të kërkuar ulje të tarifave të studimit.

Qeveria ndaloi më 16 qershor organizimin e protestave, për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve.

Shpërndaje te miqtë