Dexamethasone, zbulimi i ekspertëve për Covid-19, përdoret edhe në Shqipëri

exit.al 17 Qershor 2020, 18:38

Dexamethasone, ilaçi që shpëton pacientët e sëmurë me koronavirus, përdoret edhe në Spitalin Infektiv.

"Bari i Dexamethasone është përdorur në shërbimin infektiv dhe vijon të përdoret tek pacientët me vështirësi në frymëmarrje", tha Shefja e shërbimit Najada Como.

Trajtimi i pacientëve me Dexamethasone u pranua edhe nga Organizata Botërore e Shëndetit.

"OBSh do të koordinojë të gjitha analizat e të dhënave, me qëllim që të kemi një panoramë të rezultateve të saj", tha OBSh në deklaratë për shtyp.

Shpërndaje te miqtë