ISHP gjobit "Djemtë e Labërisë" për protestën e sotme

exit.al 17 Qershor 2020, 19:36

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor (ISHP) ka gjobitur me 5 milionë lekë lëvizjen patriotike “Djemtë e Labërisë”, për shkelje të aktit normativ për ndalimin e tubimeve.

Përfaqësues dhe mbështetës të kësaj lëvizje, në protestë, kërkuan largimin e konsullit grek në Konsullatën e Gjirokastrës, pas videos së djegies së flamurit shqiptar nga një minoritar, të shfaqur më 16 qershor në Facebook.

Shpërndaje te miqtë