“Me dron [po identifikojmë] dhe personat në kërkim, personat që trafikojnë lëndë narkotike, me precedent penalë dhe ajo që është më e rëndësishme, ne jemi në një luftë të hapur dhe në kontrollin e territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.
Pamjet filmike ne na kanë lehtësuar kontrollin e drejtëpërdrejtë të territorit për kultivimin e bimëve narkotike.”
Policia ka nisur kontrollet ajrore me dron që më 13 prill, fillimisht për të gjetur qytetarët që shkelin izolimin. Në krahasim me ditët e mëparshme, pas nisjes së monitorimeve me dron u vu re shtim i gjobave ndaj qytetarëve. Policia nuk ka bërë ende një njoftim zyrtar se sa sukses ka pasur monitorimi nga ajri në luftën kundër kultivimit të lëndëve narkotike.
