Policia njofton emrat e viktimave në aksidentin rrugor Fier-Vlorë

exit.al 25 Qershor 2021, 10:25

4 persona, anëtarë të një familje humbën jetën dhe 3 të tjerë u palgosën të premten, në një aksident rrugor në hyrje të Vlorës.

Viktimat janë Eduard Gushi, Silvana Gushi, Eva Gushi, Anastasia Gushi, nga Patosi i Fierit. Ndërsa të plagosurit janë Fabio Lamaj, Glori Selimi dhe Igli Madani, nga Tirana. Ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia ende nuk ka sqaruar rrethanat e aksidentit.