FOTO-LAJM / Nis prishja e vilave në rrugën 'Kont Urani' në Tiranë

exit.al 25 Qershor 2021, 09:00

Një pjesë e vilës në të majtë të godinës ku ka qenë vendosur Radio Tirana është shembur.

Godina që ndodhet në rrugën Kont Urani, që lidh rrugën e Kavajës me atë Durrësit, është pjesë e kompleksit të vilave të ndërtuara në vitet 1920, kur Tirana po merrte formën e një kryeqyteti perëndimor.

Sipas një plani të miratuar nga Bashkia e Tiranës, kjo vilë dhe dy objekte të tjera pranë saj do të shemben për tu ndërtuar një godinë moderne shumëkatëshe.

Vila që do të ruhet është ish-Radio Tirana, e cila është monument kulture i kategorisë së dytë. Megjithatë ajo nuk është mirëmbajtur nga institucionet dhe pronarët duke u lënë të degradohet sëbashku me vilat përreth.

ade a ac aff

fa a fb dc

acb cb dc ae aef

fdd e f be dfdaa

be bc f bdab ddd