Plagoset një person në Librazhd

exit.al 23 Tetor 2020, 18:12

Një konflikt ka ndodhur në Librazhd për motive të dobëta, ku ka mbetur i plagosur Fatmir Duka.

I plagosuri është dërguar menjëherë në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Sipas të dhënave i dyshuari për këtë ngjarje është personi Mikel Çota.

Nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarjeje, ndërsa policia po vazhdon hetimet.

Shpërndaje te miqtë