Përditësim 23 tetor: 306 raste të reja dhe 4 viktima nga Covid-19

exit.al 23 Tetor 2020, 16:07

306 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 18,556.

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 4 pacientë: një 21 vjeçar nga Elbasani me disa sëmundje bashkëshoqëruese, prof. Elmaz Elezi, mjeku i njohur 85-vjeçar, ish-drejtues i klinikës infektive në QSUT,  një 49 vjeçar nga Elbasani dhe një 70 vjeçar nga Kurbini me sëmundje shoqëruese.

Janë shëruar 71 qytetarë, duke e çuar në 10466 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 179 raste në Tiranë, 25 raste në Korçë dhe Vlorë, 16 raste në Fier, 13 raste në Elbasan, 10 raste në Berat, 6 raste në Mirditë, 5 raste në Durrës, 4 raste në Kavajë, Mallakastër, Pogradec, 2 raste në Mat, Roskovec, Bulqizë, Peqin, 1 rast në Shkodër, Krujë, Lushnje, Rrogozhinë, Gjirokastër, Shijak, Patos.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 260 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (23 Tetor 2020)

Raste të reja ditore 306

Të shëruar ne 24 orë 71

Humbje jete në 24 orë 4

Testime ditore 1412

Testime totale 114381

Raste pozitive 18556

Raste të shëruara 10466

Raste Aktive 7621

Humbje jete 469

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3805

Durrës 730

Shkodër 493

Fier 503

Korçë 471

Lezhë 373

Elbasan 344

Vlorë 307

Berat 224

Kukës 178

Dibër 97

Gjirokastër 96

Shpërndaje te miqtë