Infektohet me Covid kreu i sindikatës së naftëtarëve Sokol Dautaj

exit.al 23 Tetor 2020, 15:56

Kryetari i Sindikatës së Naftëtarëve, Sokol Dautaj  është infektuar me Covid-19. Lajmi u dha nga vetë Sindikata e Naftëtarëve përmes një postimi në Facebook.

Dautaj është infektuar prej të paktën 6 ditë dhe gjendja e tij shëndetësore është rënduar.

Dautaj përmes një mesazhi i ka bërë thirrje naftëtarëve që të vazhdojnë grevën e urisë deri në plotësimin e kërkesave. Ai shprehu mbështetjen e tij për gratë naftëtare që janë futur në grevë dhe theksoi se vendimi për të lënë grevën i takon vetëm atyre.

Nuk dihet ende nëse ka dhe të tjera naftëtarë të infektuar me Covid-19.

Dautaj prej të paktën një jave nuk ka qenë në grevë urie, por nuk dihet nëse ka pasur kontakte të afërta me naftëtarët e tjerë.

Shpërndaje te miqtë