Përmbytje në Kosovë, rrëshqitje dheu në Rrugën e Kombit

exit.al 8 Janar 2021, 18:03

Disa qytete të Kosovës janë përmbytur, të premten, si pasojë e rreshjeve të mëdha të shiut.

Përmbytjet raportohen në komunat e Drenasit, Malishevës dhe zonave të tjera përreth.

Në lagjen Dardania të Gjakovës ka pasur përmbytje si pasojë motit të keq, ku u shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale, raportojnë mediat e Kosovës.

Ministria e Infrastrukturës së Kosovës njoftoi se reshjet e shiut gjithashtu shkaktuan rrëshqitje të dheut në autostradën "Ibrahim Rugova" që lidh Kosovën me Shqipërinë.

Sidoqoftë, autostrada po pastrohet për lëvizje, ndërsa ekipet po punojnë për mirëmbajtjen e saj.

Gjatë natës të së enjtes ka pasur reshje bore në disa zona, por ndërmarrjet e mirëmbajtjes kanë ndërhyrë në pastrimin e rrugëve me pastrimin e kripës, veçanërisht në rajonin e Pejës dhe Gjakovës, si dhe në male.

Udhëheqësi i emergjencave në Gjakovë, Besim Meqa, tha se sa i përket gjendjes pas vërshimeve është e rëndë.

Ai njoftoi se janë bllokuar rrugë dhe uji ka depërtuar në shtëpi, si në qytet ashtu edhe nëpër fshatra.

Shpërndaje te miqtë