Përgjysmohet numri i rasteve ditore me COVID në Greqi

exit.al 17 Janar 2021, 17:56

Greqia regjistroi të dielën 237 raste të reja pozitive me Covid-19, më pak se gjysma e rasteve të një dite më parë.

Numri i përgjithshëm i rasteve që nga fillimi i pandemisë, në Greqi është 148,607.

Autoritet kanë njoftuar se 320 pacientë po trajtohen në terapi intensive.

Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik në Greqi, raportoi 28 viktima në 24 orë nga virusi, duke arritur në 5,469 viktima në total. Një ditë më parë numri i viktimave ishte 20.

Greqia ka pasur një izolim dy-mujor të paktën deri në 18 Janar dhe njoftoi planet për të rritur numrin e njerëzve që marrin vaksinat COVID-19.

Greqia filloi vaksinimet me vaksinën e kompanive Pfizer e BioNTech, në fund të dhjetorit dhe të parët që morën publikisht dozën e vaksinës ishin kryeministri, kreu i partisë opozitare dhe zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë.

Shpërndaje te miqtë