Përditësim 17 janar: 474 raste të reja dhe 7 viktima me Covid-19

exit.al 17 Janar 2021, 16:35

474 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 67,690.

Në 24 orët e fundit, humbën jetën 7 qytetarë: 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Shkodra të moshave 65-83 vjeç.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 167 raste në Tiranë, 39 raste në Vlorë, 35 raste në Durrës, 29 raste në Lushnje, 20 raste në Fier, Elbasan, 12 raste në Lezhë, 10 raste në Shkodër, Krujë, Kurbin, 9 raste në Berat, 8 raste në Kukës, Kamëz, Gjirokastër, Sarandë, Patos, 7 raste në Kavajë, Kuçovë, 6 raste në Librazhd, Dibër, 5 raste në Delvinë, 4 raste në Mat, Peqin, Gramsh, Poliçan, 3 raste në Divjakë, Prrenjas, Shijak, 2 raste në Korçë, Tropojë, Malësi e Madhe, Bulqizë, 1 rast në Devoll, Has, Mirditë, Mallakastër, Tepelenë, Belsh, Himarë, Vorë, Cërrik.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 363 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 40,453 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 282 pacientë, 30 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (17 Janar 2021)

Raste të reja ditore        474

Të shëruar në 24 orë     363

Të shtruar në spitale     282

Humbje jete në 24 orë   7

Testime ditore              2521

Testime totale            313,188

Raste pozitive             67,690

Raste të shëruara       40,453

Raste Aktive                25,960

Humbje jete                 1277

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 14962

Fier  1961

Shkodër   1378

Durrës  1446

Lezhë  1016

Vlorë   1049

Korçë    880

Elbasan  1045

Berat  821

Dibër  532

Gjirokastër 478

Kukës 392

Shpërndaje te miqtë