5 viktima dhe 353 të infektuar të rinj me Covid në Kosovë

exit.al 17 Janar 2021, 15:08

353 të infektuar të rinj me koronavirus janë zbuluar në 24 orët e fundit në Kosovë, mes 1.659 personave të testuar.

Prej disa ditësh Kosova regjistroi më pak se 300 të infektuar çdo ditë, shifër kjo më e ulët krahasuar me fillimin e janarit.

Por të dielën vihet re një ritje e numrit të të infektuarve në Kosovë

Në 24 orët e fundit, 5 pacientë me Covid kanë humbur jetën. Ndërsa 279 pacientë janë shëruar.

Në total, që prej marsit 2020, në Kosovë janë regjistruar 55.851 të infektuar me Covid-19. Prej tyre, 1.410 persona kanë humbur jetën dhe 49.269 janë shëruar.

 

Shpërndaje te miqtë