Përditësim 31 tetor: 241 raste të reja dhe 7 viktima nga Covid-19

exit.al 31 Tetor 2020, 16:11

241 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 20,875.

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 7 persona.

Janë shëruar 92 qytetarë, duke e çuar në 11,189 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

148 raste në Tiranë, 25 në Vlorë, 11 në Berat, nga 9 raste në Durrës, Lushnje, 8 në Fier, 5 në Shkodër, 4 në Mallakastër, nga 3 raste në Kurbin, Mirditë, Peqin, nga 2 raste në Kamëz, Gjirokastër, Kuçovë, nga 1 rast në Elbasan, Përmet, Sarandë, Delvinë, Tepelenë, Ura Vajgurore, Gramsh.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 319 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

 

COVID-19 – Statistika (31 Tetor 2020)

Të shëruar ne 24 orë 92

Të shtruar në spitale 319

Humbje jete në 24 orë 7

Testime ditore 1260

Testime totale 125,220

Raste pozitive 20,875

Raste të shëruara 11,189

Raste Aktive 9,177

Humbje jete 509

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4650

Durrës 851

Fier 706

Korçë 566

Shkodër 524

Lezhë 410

Elbasan 396

Vlorë 384

Berat 278

Kukës 190

Gjirokastër 129

Dibër 93

Shpërndaje te miqtë