Humb jetën kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi

exit.al 30 Tetor 2020, 17:00

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, mitropoliti Amfilohije, është ndarë nga jeta të premten, në moshën 82-vjeçare.

Ai humbi jetën pas disa ditësh i infektuar me Covid-19. Fillimisht Amfilohije u shtrua në spital në 7 tetor dhe një natë më parë gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar ndjeshëm.

Lajmi u konfirmua nga Kisha e cila tha se mitropoliti vdiq në Qendrën Klinike të Malit të Zi në Podgoricë.

Shpërndaje te miqtë