Basha: Solidaritet me popullin turk për këtë tragjedi

exit.al 30 Tetor 2020, 15:54

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka shprehur solidaritet me shtetin dhe qytetarët turq, pas tërmetit 7 ball. Në një postim në Twitter, Basha ngushëlloi familjet e të plagosurve dhe viktimave.

"Po ndjek me shqetësim të madh lajmet tronditëse nga Turqia. Ngushëllimet e mia më të thella janë për familjet e viktimave të tërmetit. Ju uroj shërim të plagosurve, forcë, kurajo dhe solidaritet me popullin dhe autoritetet e Turqisë në përballimin e kësaj tragjedie të rëndë."

Shpërndaje te miqtë