Përditësim 21 janar: 678 raste të reja dhe 5 viktima me Covid-19

exit.al 21 Janar 2021, 16:33

678 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 69,916.

Në 24 orët e fundit, humbën jetën 5 qytetarë nga Tirana, Kurbini, Librazhdi, Saranda, Lushnja, të moshave 70- 81 vjeç

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 243 raste në Tiranë, 35 në Vlorë, 34 në Durrës, 31 në Elbasan, 25 në Berat, 24 në Kavajë, 23 në Shkodër, nga 21 raste në Krujë, Kurbin, 18 në Fier, nga 14 raste në Kukës, Lushnje, nga 12 raste në Lezhë, Kuçovë, nga 11 raste në Mat, Dibër, nga 9 raste në Librazhd, Sarandë, Vorë, nga 8 raste në Kamëz, Divjakë, 7 në Korçë, nga 6 raste në Gjirokastër, Himarë, Peqin, Cerrik, nga 5 raste në Tepelenë, Belsh, nga 4 raste në Mirditë, Pogradec, Delvinë, Malësi e Madhe, nga 3 raste në Prrenjas, Kolonjë, Skrapar, nga 2 raste në Has, Memaliaj, Shijak, Poliçan, Dropull, nga 1 rast në Rrogozhinë, Tropojë, Mallakastër, Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Selenicë, Bulqizë, Klos, Gramsh, Konispol.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 457 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 42,426 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 285 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (21 Janar 2021)

Raste të reja ditore 678

Të shëruar në 24 orë 457

Të shtruar në spitale 285

Humbje jete në 24 orë 5

Testime ditore 3088

Testime totale 324,460

Raste pozitive 69,916

Raste të shëruara 42,426

Raste Aktive 26,194

Humbje jete 1296

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 15302

Fier 1944

Durrës 1478

Shkodër 1341

Elbasan 1082

Vlorë 1026

Lezhë 961

Korçë 888

Berat 799

Gjirokastër 502

Dibër 486

Kukës 385

Shpërndaje te miqtë