Hungaria e para në BE, miraton vaksinën ruse

exit.al 21 Janar 2021, 17:05

Hungaria ka miratuar, përdorimin e vaksinën ruse anti-Covid Sputnik V.

Ajo është bërë vendi i parë në BE-së që jep miratim për vaksinën Covid-19 të zhvilluar nga Rusia.

Shefi i stafit të kryeministrit Viktor Orban konfirmoi të enjten se qeveria ka miratuar si vaksinën ruse, të njohur si Sputnik V, ashtu edhe atë të AstraZenecas. Ai kritikoi dhe procedurat e ndagalta me të cilat Bashkimi Europian po shpërndan vaksinat.

"Nëse dërgesat e vaksinave vazhdojnë me këtë ritëm nga Brukseli, ne do të marrim vaksina nga burime të tjera alternative", tha Gergely Gulyas në një konferencë shtypi.

Qeveria hungareze përsëriti dhe planin e saj për të blerë 1 milionë doza nga vaksina kineze Sinopharm.

Me një popullsi prej 9.8 milion banorësh, Hungari është goditur më ashpër nga vala e dytë e koronavirusit. Deri më tani në Hungari janë regjistruar 354 mijë të infektuar, prej të cilëve mbi 11 mijë kanë humbur jetën.

Shpërndaje te miqtë