Qeveria e Kosovës €1 milionë euro dëshpërblim për dëmet e përmbytjeve

exit.al 21 Janar 2021, 15:50

Qeveria në ikje e Kosovës ka vendosur të japë një milionë euro dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e ditëve të para të janarit.

Vendimi u mor të enjten gjatë një mbledhje qeverie.

Sipas vendimit, do të dëmshpërblehen ato familje që kanë pasur dëmtime të banesave si pasojë e përmbytjeve.

Kriteret për kompensim do të përcaktohen nga institucionet përkatese.

Nga reshjet e ditëve të para të janarit, u përmbytën disa qytete, ku më e prekura ishte Gjakova.

Shpërndaje te miqtë