Përditësim 14 tetor: 203 raste të reja dhe 5 viktima nga Covid-19

exit.al 14 Tetor 2020, 16:09

203 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 15,752.

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën pesë pacientë: një 59 vjeçare nga Elbasani, një 79 vjeçare nga Vlora, një 87 vjeçare nga Tirana dhe dy qytetarë nga Durrësi: 66 dhe 85 vjeç.

Janë shëruar 87 qytetarë, duke e çuar në 9762 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 68 raste në Tiranë, nga 17 raste në Fier, Korçë, 15 në Elbasan, 14 në Berat, 12 në Lezhë, 10 në Durrës, 9 në Lushnje, 6 në Pogradec, nga 5 raste në Vlorë, Sarandë, nga 3 raste në Gramsh, Kuçovë, nga 2 raste në Shkodër, Kurbin, Mirditë, Tepelenë, Roskovec, nga 1 rast në Krujë, Kavajë, Librazhd, Mat, Fushë-Arrëz, Selenicë, Bulqizë, Shijak, Vorë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 239 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (14 Tetor 2020)

Raste të reja ditore 203

Të shëruar ne 24 orë 87

Humbje jete në 24 orë 5

Testime ditore 1351

Testime totale 102,004

Raste pozitive 15955

Raste të shëruara 9762

Raste Aktive 5759

Humbje jete 434

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2890

Durrës 593

Shkodër 426

Korçë 325

Fier 306

Lezhë 290

Elbasan 246

Vlorë 208

Berat 168

Kukës 159

Dibër 82

Gjirokastër 66

Shpërndaje te miqtë