Hapen kinematë në të gjithë vendin

exit.al 14 Tetor 2020, 15:40

Ministria e Shëndetësisë ka urdhëruar hapjen e kinemave në vend, duke filluar nga dita e nesërme.

Në një urdhër të botuar në Fletoren Zyrtare, ministrja e Shëndetësisë parashikon hapjen e kinemave duke respektuar masat kundër Covid-19.

Kinematë ishin një aktivitet për të cilin qeveria nuk kishte dhënë një afat kohor deri kur do të qëndronin të mbyllura.

Shpërndaje te miqtë