1 viktimë dhe 80 të infektuar të rinj në Kosovë

exit.al 14 Tetor 2020, 17:59

Një viktimë me Covid-19 është rregjistruar në Kosovë në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e viktimave në vend në 650.

80 të infektuar të rinj janë zbuluar në 24 orët e fundit. Për të disatën ditë radhazi, në Kosovë numri i të infektuarve të rinj është më i ulët se 100, duke shënuar rënie krahasuar me javët e fundit.

Që prej fillimit të pandemisë, në Kosovë janë regjistruar 16 425 të infektuar.

Prej tyre 1 315 janë ende të sëmurë aktivë, ndërsa 14 460  pacietë janë shëruar.

Shpërndaje te miqtë