Përditësim 12 tetor: 171 raste të reja dhe 4 viktima nga Covid-19

exit.al 12 Tetor 2020, 16:08

171 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 15,570.

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën katër pacientë: një 64 vjeçar nga Shkodra, një 66 vjeçare nga Pogradeci, një 71 vjeçar nga Skrapari dhe një 78 vjeçar nga Përmeti.

Janë shëruar 85 qytetarë duke e çuar në 9,585  numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 65 raste në Tiranë, 20 raste në Elbasan, 14 raste në Korçë, 12 raste në Shkodër dhe Durrës, 8 raste në Krujë, 7 raste në Kavajë, 6 raste në Tropojë, 4 raste në Shijak, 3 raste në Devoll, Lezhë, Gramsh, 2 raste në Vlorë dhe Klos, 1 rast në Fier, Kurbin, Kamëz, Fush- Arrëz, Dibër, Kuçovë, Maliq.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 244 pacientë, 14 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (12 Tetor 2020)

Raste të reja ditore 171

Të shëruar ne 24 orë 85

Humbje jete në 24 orë 4

Testime ditore 952

Testime totale 99,598

Raste pozitive 15570

Raste të shëruara 9585

Raste Aktive 5561

Humbje jete 424

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2855

Durrës 593

Shkodër 414

Korçë 291

Lezhë 273

Elbasan 231

Fier 264

Vlorë 199

Kukës 153

Berat 145

Dibër 82

Gjirokastër 61

Shpërndaje te miqtë